Deputeti nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli nuk është i pranishëm në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duke i thirrur emrat e deputetëve që mungojnë, e ka përmendur edhe emrin e Haxhi Avdylit.
Haxhiu ka ftuar deputetin nga radhët e Guxo që të vijë në seancë, ku ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit.
Avdyli së fundmi ka dal në mbështetje të kandidaturës së sërishme të Vjosa Osmanit për presidente. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.