Atlanta Hawks ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Boston Celtics, me shifrat 123-122, në ndeshjen që u zhvillua në mesnatë me kohën tonë lokale.
Ndeshja nisi ngushtë që nga çereku i parë me Celtics që e fituan për një pikë 29-28. Edhe perioda e dytë u mbyll në të mirë të mysafirëve me shifrat 34-31.
Në periudhën e tretë, Atlanta u kthye në lojë duke fituar me shifrat 30-27. Edhe çereku i fundit ashtu si nisi ngushtë edhe u mbyll, por këtë herë në të mirë të vendasve 23-22, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll 112-112.
Në vazhdime Hawks sërish u treguan më të mirë për një pikë 11-10, për të fituar në fund me rezultatin final 123-122.
I pandalshëm në fitoren e Hawks ishte Dejounte Murray, me 44 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.
Ndërsa te Celtics u dallua Jayson Tatum, me double-double, 31 pikë, 13 kërcime dhe gjashtë asistime./Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.