Milot Hasimja nga Big Brother VIP Kosova 3 ka folur për natën finale të spektaklit më të madh në vend.
Në Dita n'Klan në Klan KosovaFM, ai u shpreh se është një natë goxha e gjatë dhe emocionuese për të gjithë.
Ai tha se do të ketë ndryshime dhe të reja në Prime-n e sotëm.
"Fillimi i spektaklit nuk do të jetë në atë studion e zakonshme të Big Brother VIP Kosova do të zhvendosemi diku tjetër".
"Finalistët edhe ata që do të jenë prezent aty do të jenë të rrethuar prej familjarëve dhe fansave, sepse i gjithë spektakli bartet në Klan Arena".
"Klan Arena ka një kapacitet prej 800 persona, ku do të akomodohen të gjithë aty, edhe kanë mundësi të përjetojnë nga afër se çfarë do të thotë një spektakël dhe si zhvillohet spektakli".
"Do të jetë një natë goxha e gjatë dhe pastaj do të vazhdojë deri pas mesnate, ndoshta do të në edhe ora 02:00. Fundi do të jetë me shpalljen e fituesit apo fitueses", ka thënë Hasimja. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.