Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kroaci duke zhvilluar takim me kreun qeveritar.
“E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenkoviq”, nis njoftimi i Hasanit, transmeton KlanKosova.tv.
“Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian”.
Hasani ka thënë se Triana pret bashkëpunim me qeverinë kroate në frymë të partneritetit strategjik, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
[caption id="attachment_2292823" align="alignnone" width="640"] Igli Hasani pritet nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.