Ministri i Jashtëmi Shqiëprisë, Igli Hasani, është shprehur se është i lumtur që pasë tetë vitesh në Tiranë është rikthyer Konferenca e Ambasadorëve.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se gjatë tre ditëve të ardhshme, do të reflektojnë mbi sfidat dhe mundësitë e diplomacisë shqiptare, si dhe strategjitë mbi sigurinë, gjeopolitikën e rajonit, ekonominë, turizmin, kulturën, dhe prioritetin kryesor: integrimin në Bashkimin Evropian.
"Kjo konferencë vjen në një moment kyç - jo vetëm për shkak të angazhimeve gjithnjë e më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare - por edhe ndërsa ndërmarrim hapa konkretë për një shërbim të jashtëm gjithnjë më modern e dinjitoz, përfshirë një Ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe ringritjen e Akademisë Diplomatike".
"Falënderoj Kryeministrin Edi Rama, për përkushtimin e tij ndaj politikës sonë të jashtme, si dhe të ftuarën e nderit në sesionin e hapjes së Konferencës, homologen sllovene, Tanja Fajon, një mike e vendit tonë dhe mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit", ka thënë Hasani. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.