Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, ka pritur në aeroportin e Rinasit, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Ai i ka uruar mirëseardhje përmes një postimi në X (ish-Twitter) duke e falënderuar për mbështetje dhe bashkëpunimin e tij ndaj shtetit shqiptar.
“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me ShBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”, ka shkruar Hasani në X (ish-Twitter), transmeton Klankosova.tv.
https://twitter.com/IgliHasani/status/1758079193923965399
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.