Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, është nisur drejt Koresë së Jugut, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me personalitetet më të larta të vendit, me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, dhe veçanërisht për të nxitur potencialet e pashfrytëzuara për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar Shqipëri-Kore e Jugut, transmeton Klankosova.tv.
Ky vit shënon 33-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.