Ish-producenti i njohur i filmave, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj ish-asistentes Miriam Haley në një gjyq të ri në New York.
Ky vendim vjen pasi një gjykatë më parë kishte rrëzuar dënimin e tij të vitit 2020 për shkak të shkeljeve procedurale, transmeton klankosova.tv.
Juria e përbërë nga 12 anëtarë e shpalli fajtor vetëm për një nga tre akuzat.
Sipas bbc, Weinstein u shpall i pafajshëm për një tjetër akuzë për sulm dhe ende nuk është marrë vendim për akuzën për përdhunim ndaj aktores Jessica Mann.
Ai përballet gjithashtu me një dënim të veçantë prej 16 vjetësh në Los Anxhelos për krime të tjera seksuale.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.