Producenti i njohur hollivudian, Harvey Weinstein, mund të ekstradohet ne Kaliforni për t’u përballur me akuzat shtesë për sulme seksuale.
Kështu ka vendosur një gjykatës i New York-ut për ish yllin e Hollivudit i cili aktualisht po vuan një dënim me 23 vjet burg në New York, pasi ishte shpallur fajtor për përdhunim dhe sulm seksual vitin e kaluar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Njëri nga avokatët e Weinstein tha për mediat amerikane se ata do të apelojnë vendimin dhe se janë të zhgënjyer me të.
Harvey pritet të zhvendoset në Kaliforni në mes të korrikut, ku ai përballet me një akuzë prej 11 akuzash për akuzat se ai sulmoi pesë gra në Los Angeles midis 2004 dhe 2013.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.