Harvey Weinstein ka folur për herë të parë në një intervistë nga burgu.
Producenti i filmit foli me Candace Oëens nga burgu përmes një video-telefonate, intervistë kjo e cila do të transmetohet në YouTube.
“Lëndova familjen time. Lëndova miqtë e mi. E tradhtova gruan time, dhe ky ishte një gabim i tmerrshëm”, thotë Weinstein në promon e intervistës.
“Por unë nuk i kam kryer këto krime. Betohem për këtë përpara Zotit dhe njerëzve që do ta shikojnë këtë intervistë dhe ndaj familjes time”.
“Unë nuk isha një shef i mirë. Isha i ashpër dhe kërkues dhe duhet të kisha qenë më i mirë në këtë, por nuk isha. Isha temperament. Thjesht duhet ta kisha kontrolluar veten. Presionet e asaj pune ishin justifikimi im për mashtrimin”.
Producenti poashtu kritikoi akuzat e bëra nga Gwyneth Paltrow. Kjo e fundit ka pohuar se Weinstein vuri duart mbi të dhe i sugjeroi t’i bënte një masazh kur ai e ftoi në dhomën e tij të hotelit pasi luajti në filmin “Emma” të vitit 1996.
“Është trillim i plotë për marrëdhënien time me Gëyneth. Nuk i vura duart mbi të, nuk e preka”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Let’s go!? https://t.co/FTgkzYNtfB pic.twitter.com/JgVulmaJwH
— Candace Owens (@RealCandaceO) May 19, 2025
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.