Lajmet e fundit
Shkruan Alex Iskold, drejtor i Teachstars në New York. Iskold është inxhinier me profesion, por atij i pëlqen joga, librat e shkrimtarit japonez Haruki Murakami dhe vera e kuqe - jo domsdoshmërisht të gjitha së bashku.

I qëndroni asaj që ju dini
Kam lexuar romane të Murakamit dhe tash e kam kuptuar se sa nga jeta e tij është në romanet që ai ka shkruar. Librat e tij shpesh flasin për jazz-in, perëndimin e diellit. Murakami pëlqen macet dhe ato i përdor për të qenë unik. Ai shkruan për dashurinë, pasionin dhe vetminë.
Të kthehemi mbrapa, kam vendosur për të bërë një investim në pasuri të patundshme në Florida. Kisha bërë shumë kërkime kur bisedonim me babain tim i cili është një biznesmen me përvojë. Ai më tha se duhet të qëndroni afër gjërave që dini. Meqenëse isha zhgënjyer në fillim, unë tash e kuptoj se ai kishte të drejtë. Unë jam një inxhinier i kompjuterikës dhe aty ishte vendi im që nga fillimi.
Shumë njerëz dhe kompani bëjnë gabime duke u koncentruar në zonat që dinë shumë pak rreth tyre. Është më mirë të nisni një biznes në çështjet që ju jeni ekspertë, kjo ju krijon avantazh dhe ju nuk humbni kohën tuaj.
Krijimtaria vjen nga pasioni dhe kreativiteti
Ndoshta gjëja më e habitshme në lidhje me Murakamin është krijimtaria e tij. Libri im i preferuar i Murakamit është "Kronika e zogut kurdisës". Në momentin kur ju e lexoni përjetoni një botë të imazheve mistike, ideve dhe karaktereve të tij.
Secili roman i Murakamit është ndryshe. Autori vazhdimisht gjen mënyra të reja për ta shprehur atë që mendon, ai thotë se shkrimi nuk është i lehtë për të. Puna e tillë krijuese është hartuar me shumë kujdes nga Murakami. Ajo duket si rezultat i një pasioni të pastër, Murakami përpiqet të gjej metodat, ai krijon dhe lëviz drejt një territori të pashkelur.
Pasioni dhe kreativiteti janë faktorë të rëndësishëm për një fillim të mbarë. Pa këta përbërës kryesorë ju nuk keni sukses. Këta janë faktorët që ëndrrat tuaja të bëhen të vërteta.
klankosova.tv