Lajmet e fundit

Mbrojtësi qendror i Chelseas, John Terry duhet të pranojë se ka humbur rolin e tij si figura kryesore e mbrojtjes tek ky klub nën menaxhimin e trajneri Jose Mohurinho.
Kështu ka deklaruar eksperti i futbollit të BBC John Hartson, pas vendimit të Mourinhos për ta zëvendësuar atë në mes dy pjesëve të lojës në përballjen me Manchester City, ku Blutë e humbën me rezultatin 3:0.
“Ndoshta mosha e lojtarit, ai i ka mbushur 34 vite dhe kjo mund të jetë arsyeja që Mohurinho ka vendosur që ai më të mos ketë rol kryesor”.
Mohurinho për herë të parë prej kur që udhëheq me Chelsean, e ka zëvendësuar Terryn, këtu përfshihen 176 ndeshje.
“Mendoj se Terry ka ende për t’i dhënë Chelseas dhe nuk pajtohem me komentet e disave që thonë se këtë veprim Mohurinho e ka bërë në mënyrë që t’i bëjë me dije drejtuesve të klubit se duhen përforcime”.
Ai ka thënë se nëse këtë do ta dëshironte ai do ta kishte fare te lehtë të fliste më Abramovichin dhe gjithçka do të bëhej, transmeton Klan Kosova.