Uragani Ian po cilësohet si një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit, i cili mori shtrirje të gjerë pasi kaloi nëpër Karaibe në Florida.
Sipas raporteve lokale, thuhet se po pritet shpëtimi i mijëra njerëzve dhe të paktën 20 persona ka vdekur.
Analiza satelitore tregon se më shumë se 80 mijë prona janë prekur nga ujërat e përmbytjeve, shkruan BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Ky uragan u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi arriti në Florida, por derisa u zhvendos në Oqeanin Atlantik, rifitoi forcën e uraganit dhe po shkon drejt Karolinës së Jugut dhe Gjeorgjisë, ku disa njerëz kanë marrë masa të ndryshme, siç është edhe largimi nga zonat.
Ndryshe, banorët janë përgatitur për erëra të forta, shira të dendur dhe përmbytje.

Stuhia goditi Kubën, më pas kaloi Gjirin e Meksikës, duke sjellë shpejtësi të erës deri në 241 km/h, duke shkaktuar kështu stuhi të mëdha.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) ka paralajmëruar për stuhi akoma më kërcënuese.

Nga këto erëra dhe përmbytje janë shkatërruar bizneset, shtëpitë dhe lidhjet rrugore. Me mijëra njerëz në ishullin Sanibel dhe Pine Island të mbetur të izoluar pasi rrugët u shkatërruan.

Derisa Ian u zhvendos në brendësi të tokës, ajo solli 25 deri në 50 centimetra reshje në disa zona.

Shpërthimet e stuhisë shkaktohen kur vëllime të mëdha uji shtyhen nga erërat me forcë uragani dhe kur takohen me tokën, uji rritet në breg në nivele që tejkalojnë baticat normale.

Florida është e njohur me uragane të fuqishme dhe disa nga uraganet më të mëdhenjtë që ShBA kanë kaluar nëpër këtë shtet.

Ndryshe, në vitin 2017, ishte uragani Irma i cili kaloi mbi Florida Keys si një uragan i Kategorisë 4 i cili arriti në kategorinë 5, me erëra deri në 295 km/h.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.