Këngëtari i njohur botëror, Harry Styles, i cili njihet për veshjet e tij gjinore dhe dashurinë për manikyrin e thonjve, ka lansuar markën e tij të bukurisë, Pleasing.
Ylli njoftoi linjën përmes Twitter dhe Instagram, duke postuar një imazh promovues të tij me mbishkrimin "Gjeni kënaqësinë tuaj".
Gama e bukurisë aktualisht përfshin gjashtë produkte: katër manikyra thonjve, një serum të dyfishtë të buzëve dhe syve, dhe një serum fytyre. Me çmime që variojnë nga 20 deri në 75 dollarë, produktet janë të disponueshme për para-porositje në internet dhe do të dërgohen në fund të nëntorit, sipas uebsajtit të sapolansuar të markës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.