Princ Harry do të vizitojë përsëri Mbretërinë e Bashkuar në shtator, pretendohet se bashkë me të do udhëtojë dhe Meghan Markle.
Duka i Sussex u fotografua duke buzëqeshur pranë vëllait Princ William këtë javë ndërsa ata lanë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për të zbuluar një statujë të nënës së tyre të dashur Princeshës Diana, përcjell klankosova.tv.
Princi thuhet se u kthye në shtëpi tek gruaja dhe dy fëmijët e tij të vegjël, por do të kthehet në tokën britanike pas dhjetë javësh, shkruan The Sun.

Familja mbretërore thuhet se do të bashkohen praapë me më shumë se 100 miq, familje dhe udhëheqës bamirësie për një tjetër ngjarje përkujtimore për princeshën Diana, e cila do të kishte mbushur 60 vjeç të enjten.
Besohet se ka një shans që Dukesha e Sussex të vijë gjithashtu, por kjo mbetet e pasigurt pasi vajza e tyre Lilibet do të jetë vetëm tre muajshe.
Nëse Meghan do të vendoste të fluturonte, do të ishte vizita e saj e parë në Angli që kur çifti u largua nga vendi për të jetuar në SHBA.

●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.