Harry Kane i ka dhënë një lajm shumë të mirë Bayern Munich, duke u rikthyer në stërvitje pas një lëndimi të lehtë dhe duke udhëtuar me skuadrën drejt Madridit për përballjen ndaj Real Madrid në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League.
Sulmuesi anglez mungoi në fundjavë në ndeshjen e kampionatit ndaj Freiburg, por bavarezët arritën një fitore dramatike 2-3 në minutat e fundit, duke treguar forcë edhe pa liderin e tyre në sulm.
Rikthimi i Kane vjen në momentin ideal për Bayernin, që kërkon të marrë rezultat pozitiv në “Bernabeu” për të hedhur një hap drejt gjysmëfinales. Prezenca e tij rrit ndjeshëm potencialin ofensiv të skuadrës së trajnerit bavarez, sidomos në një ndeshje të këtij niveli.
Tani gjithçka është gati për supersfidën në Madrid, ku Bayern shpreson të ketë në dispozicion armën e tij kryesore përballë një kundërshtari historik si Real Madridi./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.