31.01.2019 · përditësuar para 2740 dite1 min lexim
Menaxheri Chris Waddle ka thënë se sulmuesi anglez Harry Kane nuk do ta braktisë skuadrën Tottenham gjatë verës.
Së fundmi është raportuar se skuadra spanjolle, Real Madrid, i ka fuqizuar përpjekjet për të nënshkruar kontratë më futbollistin 25 vjeçar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Disa skuadra të mëdha kanë shprehur interesimin që ta përvetësojnë sulmuesin Kane, për shkak se tani ai konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë në botë.
"Harry Kane nuk do të largohet nga Tottenham gjatë verës. Mirëpo ai do të jetë i interesuar që t’i bashkohet ndonjë skuadre më të madhe", ka thënë Waddle.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.