William dhe Harry janë ribashkuar.
Vëllezërit ishin të pranishëm në zbulimin e një statuje të nënës së tyre, Princeshës Diana në The Sunken Garden në Pallatin Kensington në Londër të Anglisë. Kjo do të kishte qenë ditëlindja e 60-të e Princeshës.
"Sot, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 60 e nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj - cilësitë që e bënë atë një forcë për të mirë në të gjithë botën, duke ndryshuar jetë të panumërta për mirë", thanë ata në një deklaratë.
“Çdo ditë, urojmë që ajo të ishte ende me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj. Faleminderit Ian Rank-Broadley, Pip Morrison dhe ekipeve të tyre për punën e jashtëzakonshme, miqve dhe donatorëve që ndihmuan për të realizuar këtë dhe të gjithë atyre nëpër botë që mbajnë gjallë kujtesën e nënës sonë".
Princërit i lanë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre mes gjithë atyre raporteve të grindjeve për t'u bashkuar për të nderuar nënën e tyre.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.