Lajmet e fundit

Humbja e peshës është shumë e vështirë për shumë njerëz. Të largosh kilogramët e tepërt nuk është e lehtë, duhet shumë punë e dedikim, vendosmëri por edhe kjo ndonjëherë nuk ndihmon.
Nëse jeni në mesin e atyre që keni provuar gjithçka por akoma keni shumë kilogramë për të humbur, atëherë ne kemi një recetë për ju.
Bëhet fjalë për një lëng që ndihmon që ju të shkrini dhjamin dhe rrafshon barkun tuaj për vetëm pak ditë.
Pija që po ju sjellim më poshtë përpos që ndihmon shkrirjen e dhjamit, ndihmon me diabetin pasi ul nivelin e sheqerit në gjak, transmeton Klan Kosova.
Përbërësit:
1 lugë çaji kanellë
1 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle uthull molle
Si ta përgatisni?
Procedura është shumë e thjeshtë. Përzieni të gjithë përbërësit dhe e keni lëngun gati. Konsumojeni këtë lëng çdo mëngjes në lukth të zbrazët. E rëndësishme është që lëngu duhet të përgatitet i freskët çdo mëngjes.
Të mirat e këtij lëngu
Mjalti ndihmon procesin e shkrirjes së dhjamit, ndihmon metabolizmin dhe përmirëson funksionin e tretjes.
Limoni është i mbushur me vitamin C dhe është esencial për sistemin imunitar, përmrison nivelin e sheqerit të gjakut dhe nivelin e pH-së.
Kanella është antioksidant i fuqishëm derisa uthulla e mollës rregullon tensionin e gjakut.