Lajmet e fundit

Sead Kolasinac pati paraqitje shumë të mirë në fitoren e Arsenal ndaj Swansea City.
Ai një herë shënoi dhe herën tjetër asistoi në golin e Aaron Ramsey.
Ka një mit që po sillet për rreth se boshnjaku nuk peshon aftësisë apo teknikën që disa bashkëlojtarë të tij e kanë me tepricë.
Por me ato që po tregon këtë sezonë me Arsenalin, Kolasinac po tregon se është mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në Premier League, shkruan goal, përcjellë Klan Kosova.
“Ndoshta ai është më i fuqishmi, natyrshëm është i fortë”, ka thënë Wenger duke krahasuar forcën e tij me disa prej lojtarëve që ka pasur nën menaxhim.
“Ai e përdor as mirë forcën e trupit pa qenë i dhunshëm dhe kur ndërhynë nuk duket se po bënë faul, ai përdorë vetëm forcën. Është me rëndësi kualiteti që të ndihmojë të përshtatesh në Premier League”, ka thënë Wenger.
Kolasinac në ndeshjen ndaj Swansea shënoi një gol, bëri një asistim, realizoi 91.4 për qind pasimet dhe duelet e fituara i ka pasur 100 për qind.