Lajmet e fundit

Zëvendëspresidentja e ShBA-së Kamala Harris, thotë se ajo ka siguruar mjaft delegatë për të fituar nominimin e Demokratëve në konventën kombëtare të partisë muajin e ardhshëm.
Ajo tha se ka arritur këtë duke marrë 1 mijë e 976 nga 3 mijë e 949 delegatë demokratë, kryesisht falë delegacionit nga Kalifornia – shteti i saj i lindjes.
Harrisi tha se ndihet krenare që kishte siguruar mbështetjen e gjerë të nevojshme për t'u bërë kandidatja e partisë dhe mezi priste të pranonte zyrtarisht emërimin së shpejti.
"Unë jam mirënjohëse për presidentin Biden dhe të gjithë në Partinë Demokratike që tashmë kanë besuar tek unë dhe mezi pres t'ia çojmë çështjen tonë drejtpërdrejt popullit amerikan", tha ajo, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.