Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar këtë javë selinë e NATO-s në Bruksel.
Atje siç bëri të ditur ai me anë të një njoftimi në Facebook ka folur me aleatët dhe partnerët rreth të ardhmes së Kosovës me Aleancën Veri-Atlantike.
“E di sa shumë do të thotë NATO-ja për njerëzit në Kosovë dhe ne si Mbretëri e Bashkuar jemi krenarë që kemi luajtur një rol këtu dhe që konfirmojmë angazhimin tonë ndaj KFOR-it për 3 vitet e tjera”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me miqtë dhe kolegët tanë kosovarë për të siguruar që Kosova të mund të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë evropiane”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.