Në kuadër të festës tradicionale të rrushit, Hardh Fest, sot në sallën e kuvendit të Komunës së Rahovecit u mbajt "Hardh Talk" - tryeza shkencore për kultivimin e hardhisë, ku mes tjerash u fol për traditën e lashtë, të tashmen dhe të ardhmen e kësaj kulture bujqësore strategjike.
Ideuar dhe prezantuar nga Prof. ass. Dr. Hamëz Rama, tema u prit me interes nga të pranishmit.
Ndër të tjera ai potencoi nevojën e ndërmarrjes së disa hapave, siç janë ligj i veçantë për trashëgiminë e kultivimit të hardhisë, mbështetje institucionale, ngritje profesionale e kuadrit të ri, hulumtime shkencore - dokumentare, pjesëmarrje në panaire e tregje ndërkombëtare të prodhuesve e përpunuesve të rrushit, përfshirja e palëve të interesit në proces, edukim dhe trajnim të prodhuesve të rrushit, nxitja e turizmit të verës dhe stimulimi institucional i këtij sektori.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek hendboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.