Në NBA dje ka filluar afati kalimtar i transferimeve.
Në këtë fillim të afatit kalimtar vëmendja kryesore është tek James Harden, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Houston Rockets.
Sipas gazetarit të njohur të NBA, Adrian Wojnarowski ka lajmëruar që James Harden ka refuzuar ofertën e Rockets dhe kërkon largimin.
Houston i ofruan Hardenit kontratë me 50 milionë euro në vit, duke e bërë atë lojtarin me pagën më të madhe në histori të basketbollit, por ai e ka refuzuar këtë ofertë.
Harden kërkon kalimin tek Brooklyn Nets që të bashkohet me dyshen, Kevin Durant dhe Kyrie Irving.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.