Lajmet e fundit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke i uruar suksese në kryerjen e detyrave.
“Shqipëri, urime presidenti i ri i Republikës! Presidentit të sapozgjedhur Bajram Begaj, i uroj shumë sukses në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Bajram Begaj sot u zgjodh president i ri i Shqipërisë, me 78 vota pro nga ligjvënësit shqiptarë.