Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, u është përgjigjur fyrjeve që i janë bërë ndaj tij ku zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, e quajti atë ''gjeneral të vetëshpallur''.
Ai nga tubimi në Gjilan, u rikthye edhe në kohë ndërsa pyeste se çfarë dëmi i bëri Kosovës që e krijoi ushtrinë, transmeton klankosova.tv.
Kujt i bon dëm kjo, që kam mbërri me kriju ushtrinë, dhe atë me miratimin e Pentagonit.
''Çfarë faji kom që unë hy në Pentagon?''.
''A i bëjë keq Kosovës, që na marrin qëllimshëm, me na çu në zyrën e sekretarit të Mbrojtjes. Dhe pahiri aty dyert na i çelin dhe ishin në takim''.
''A kom faj që presin katër vetë aty? Çfarë të keqe i kom bo vendit me këtë?''
''Çka kam pasë faj unë më 24 mars 1998, kur jam sulmu në familje? Aty ka qenë nana, e të tjerë''
''A kom faj unë që Milloshi më gjuajti mu në shpi?''.
''Grada e gjeneralit, është rezultat i angazhimit tim për çlirim, por pastaj NATO ma ka dhënë. Bile oficeri që ma ka dhënë këtë të dytën është gjerman. Edhe ceremonia ka ndodhë në Parlamentin e Kosovës, por s’kam qenë aty si deputet, por si oficer i TMK-së''.
''Nuk kam pasë faj edhe që ua kam heq maskat këtyre. E kam bo për popullin. E kemi projektu autostradën për Dheun e Bardhë. Këta nuk po iu thonë saktë krejt çka ka ndodhë''.
https://www.youtube.com/watch?v=E9rpxSW5BHU
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.