Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të premten ka zhvilluar një takim me tenorin shqiptarë me famë botërore Ramë Lahaj.
Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se takimi me Lahajn është nder i veçantë për të.
“Nder i veçantë të takoj sot Ramë Lahaj, zëri shqiptar i Kosovës në operën botërore!”
Haradinaj-Stublla, ka thënë se bashkë me tenorin shqiptarë kanë diskutuar për fuqizimin e vlerave kulturore edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore.
“Diskutuam bashkë mbi shumë tema të realitetit kombëtar e politik, dhe u dakorduam që Z.Lahaj do të vazhdojë të na ndihmojë në fuqizimin e vlerave tona kulturore-artistike në botë, tani edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore.”, është shprehur Haradinaj-Stublla, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.