Lajmet e fundit

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, mirëpriti reagimin e medias italiane, por kritikoi mënyrën se si po funksionon kjo gjykatë dhe reagimin e institucioneve tona.
“Nuk u dashtë as ekspert i madh, nuk u dashtë as jurist i madh, as specialist i fushës së drejtësisë, për të kuptuar se kjo gjykatë është raciste dhe jo kompetente në aspektin juridik. Edhe pse ata janë të përgatitur profesionalisht, unë jam i bindur se qëllimisht sjellin joprofesionalizëm...Reagojnë të huajt dhe nuk reagojnë tanët, dhe kjo është kritikë edhe ndaj neve”, tha Haradinaj./Klankosova.tv