Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Ai ka thënë se këtij arti Qeveria do t’ia kushtojë vëmendjen e merituar.
“Baleti Kombëtar i Kosovës është pjesë e identitetit tonë kulturor dhe në historinë e tij gjysmëshekullore ka arritur suksese impresive edhe në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Me përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, biseduam për mundësitë e ngritjes së mëtejme të këtij arti, si një nga parametrat e vlefshëm të Kosovës në botë”.
“Qeveria e vendit, do t'i kushtojë vëmendjen e merituar këtij institucioni, që baleti ynë të vazhdojë punën e tij sipas dinamikave të parapara”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.