Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk e do as izolimin e as mashtrimin.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj shton se njeriu i Kosovës po e çon zëri kundër establishmentit autoritar e antikombëtar, transmeton klankosova.tv.
“Kosova nuk e don as izolimin e as mashtrimin Njeriu i Kosovës po e çon zanin kundër këtij establishmenti autoritar e antikombëtar. Masiviteti dhe entuziazmi i mijëra njerëzve, kudo që kemi shkuar këto ditë, është dëshmi se ky popull nuk e duron as izolimin as mashtrimin! Të bashkuar për një Kosovë Fituese 137!”, ka shkruar i pari i AAK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.