Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka publikuar planprogramin për infrastrukturën e vendit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me Kosovën Fituese do të ketë infrastrukturë moderne.
"Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim. Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon", ka shkruar Haradinaj.
Tutje, ai ka publikuar projektet e infrastrukturës:
Autostrada e Dukagjinit: Prizren - Rahovec - Gjakovë - Junik - Deçan - Pejë - Istog - Mitrovicë;
Finalizimi i autostradës: Prishtinë - Gjilan - Dheu i Bardhë;
Finalizimi i rrugës Klinë - Gjakovë;
Finalizimi i rrugës Prishtinë - Vushtrri - Mitrovicë;
Finalizimi i autostradës Prishtinë - Pejë;
Fillimi i rrugës Prizren - Tetovë;
Finalizimi i rrugës Deçan - Plavë;
Unaza e jashtme e Prishtinës;
Finalizimi i rrugës Prishtinë - Podujevë;
Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.