Lajmet e fundit

AAK-ja, u prit fort mirë në Gjakovë.
Nga Gjakova, në një lidhje direkte raportoi gazetarja Arbresha Uka.
Ajo tha se nga ky qytet, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë thirrje që të votohet AAK, duke theksuar se me këtë parti ka shpresë për Kosovën dhe për Gjakovën.
Ndërkohë, Ramush Haradinaj deklaroi se përveç investimeve, si autostrada e Gjakovës dhe funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës, Kosova duhet të prodhojë vet energjinë elektrike, si dhe të ecë përpara drejt anëtarësimit në NATO.