Daut Haradinaj, kandidat për deputet i AAK-së, ka thënë se java e dytë e fushatës zgjedhore ka qenë me entuziazëm.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në të gjitha tubimet ka vërejtur mbështetje ndaj koalicionit Kosova Fituese.
"Në secilin takim të madh e të vogël, duket që ky vend ka shpresë, ky vend do të ringritet".
"Na presin punë të mëdha e vendime të mëdha, do hymë në NATO, do e zhvillojmë këtë vend, nuk kemi rrugë tjetër", ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.