Lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit konsultativ me presidenten Vjosa Osmani lidhur me caktimin e datës për zgjedhjet e reja.
Haradinaj kritikoi mungesën në takim të VV-së, duke thënë se kjo ka lënë një “shije të keqe”.
“Sot jemi pyetur për datën e zgjedhjeve dhe hapat që pasojnë. Një shije e keqe ishte mos pjesëmarrja e Vetëvendosjes me partnerët e tyre qeverisës. Kuptohet, edhe Lista Serbe mungoi në takim. Është e pakuptimtë mos pjesëmarrja e tyre”, tha i pari i AAK-së./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.