Homazhet për të rënët në Prilep të Deçanit tashmë kanë nisur.
I pranishëm atje pos familjarëve, bashkëluftëtarëve e qytetarëve, është edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Prilepi e fillojë shumë herët angazhimin për liri dhe në këtë zonë të luftës ndodhën shumë heroizma, nuk është rastësi vet mobilizimi për armatim”, tha Haradinaj në fjalën e tij.
“Ne ju shprehim mirënjohje për të gjithë, edhe ata që dhanë më të dashurit e tyre për vendin”.
Nga Prilepi, homazhet do të zhvendosen edhe në Skivjan e Mejë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.