Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cenuar rëndë.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës me këtë vendim anti-kushtetues, e ka uzurpuar pushtetin, njofton Klan Kosova.
“Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cenuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut. Veprimet anti-kushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen. Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/vitia-qytetaret-do-te-levizin-nga-700-2230-ku-jane-te-ndare-ne-7-kategori/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.