Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke vlerësuar lartë ansamblin, si thesar të trashëgimisë kulturore shqiptare, premtoi se Qeveria të cilën e udhëheq do të ndërmarr të gjitha veprimet konform ligjeve në fuqi për rregullimin shumë të shpejtë të statusit të tyre ligjor.
Në përfundim të vizitës, udhëheqësit e AFA ‘’Rugova’’ e uruan Kryeministrin Haradinaj për postin e të parit të Qeverisë së Kosovës teksa theksuan se sfidë e tyre thelbësore është që ta ruajnë e kultivojnë, si dhe ta shpijnë më tej ndër breza këtë trashëgimi që është begati kulturore jo vetëm e Kosovës, porse e të gjithë shqiptarëve, transmeton Klan Kosova.