Ish i burgosuri i Gjykatës Speciale, Nasim Haradinaj u ka reaguar krerëve të partive politike me një thirrje për vëmendje te krerët e UÇK-së që tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë nga Dhomat e Specializuara.
“Edhe sa vjet duhet me qëndru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!”, shkruan ai, transmeton klankosova.tv.
''Mirëmëngjesi, liderë të partive politike!
A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?
Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!
Derisa ju po i numëroni votat, ata dhe Kosova po i numërojnë ditët në burg''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.