Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij të 88-të.
Ai përmes një urimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, i ka uruar jetë të gjatë Kadaresë.
"I dashur Ismail Kadare,Urime ditëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat.
Paç jetën e gjatë!", ka uruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.