Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Një gjë të tillë e bëri të ditur, Haki Abazi, kandidat për deputet nga po AAK-ja, transmeton klankosova.tv.
Ai shkruan se me Haradinajn u nisën në Washington D.C për punë të mira e të mbara.
''Rrugët me vlerë e për vlera janë të gjata e të mundimshme dhe plot sakrifica por kur ka bashkim, bashkëpunim e vizion, triumfon e përbashkëta - Kosova është Fituese.
Sot jemi nisur për vizitë në Washington D.C, për me i vazhdu punët e mira dhe punët e mbara!
Rrugës për në festën e madhe të inaugurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump''.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.