Lajmet e fundit

Për herë të parë në Prishtinë do të mbahet edicioni i parë i Festivalit të Artit në Hapësirë publike “Hapu”.
Me këtë rast organizatori i këtij festivali "Teatri Oda" iu ka bërë thirrje të gjithëve që vullnetarisht të paraqiten për ndihmë gjatë ditëve sa do të zgjas ky aktivitet i cili do të nis të dielën me 6 shtator dhe do të zgjas gjashtë ditë.
Menaxherja operative e Festivalit të Artit në Hapësirë Publike, Zana Elshani, i tha Klan Kosovës se deri më tani janë paraqitur 20 vullnetarë të rinj për të ndihmuar gjatë festivalit.
Elshani njëherit bëri të ditur se pjesë e tij do të jenë artistë të ndryshëm vendorë si dhe nga vendet evropiane, të cilët do të realizojnë instalacione të ndryshme, ku njëra nga to të jetë edhe vendosja e disa kukullave nëpër katër sheshet e kryeqytetit, njofton Klan Kosova.