Nga data 3 Nëntor 2016 deri në datën 28 Dhjetor 2016 Teatri Kombëtar organizon mbledhjen e materialit dramatik për edicionin e III-të të “Netët e leximit të dramës shqipe”.
Janë të lutur të gjithë dramaturgët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë të paraqesin veprat e tyre brenda këtij harku kohor.
Në sekretarinë e Teatrit Kombëtar duhet të dorëzohen 2 kopje të printuara të veprës dramatike dhe një kopje në variantin elektronik në adresën info@teatrikombetar.gov.al.
Në këtë edicion janë të papranueshme të gjitha veprat dramatike të cilat janë paraqitur në dy edicionet e mëparshme, me përjashtim të rasteve kur vepra në fjalë paraqitet dhe mbrohet nga një konceptim i mirëfilltë regjisorial.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.