Ekspozita “Shkëmbim i perspektivave" do të hapet sot nga ora 18:00 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë.
Kjo ekspozitë retrospektive e artistëve serbë që jetojnë në Kosovë, prezanton punimet e paraqitura në Shtëpinë e Evropës, në Mitrovicë të Veriut gjatë vitit 2024, duke ofruar vështrim në shprehje dhe tema të ndryshme artistike.
Artistët pjesëmarrës janë: Aleksandra Negojeviq, Dejan Periq, Stefan Boshkoçeviq dhe Pavle Rapajiq.
Ekspozita në fjalë është një mundësi për të përjetuar dialogun artistik që lidh komunitetet dhe perspektivat përmes krijimtarisë.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.