Lajmet e fundit

Ylli i Interit, Xherdan Shaqiri shumë shpejtë mund të kalojë në Everton, raportojnë mediat angleze.
23 vjeçari ka qenë në kontakt me disa skuadra thonë ato, ndërsa tash ka shumë gjasa që të kalojë në Everton. Krejt kjo lidhet me mohimin e drejtuesve të Schalkes se nuk janë të interesuara për futbollistin me prejardhje nga Kosova.
12 milionë funta është shuma që drejtuesit e Everton kanë bërë gati t’i paguajnë Interin për ta sjell atë në klub.
Shaqiri nuk arriti të impresionojë trajnerin Mancini që nga janari i këtij viti, kur kompletoi transferimin e tij nga Bayern Munich dhe kështu largimi i fituesit të Champions League është i pashmangshëm, transmeton Klan Kosova.