Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokuroimit për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës.
Sipas Aliut ky projekt do të kushtojë rreth dy milion euro, njofton Klankosova.tv.
“Lajm tejet i mirë, që tani janë hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të Lumenjve të Kosovës. Rreth dy milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Lumenjtë që do të pastrohen:
Lumi Nerodime - Kaçanik
Lumi Toplluha, Velezha - Prizren
Lumi Sitnica, Gurishta - Vushtrri
Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë - Gjilan
Lumi Verbica, Qubrel, Runik - Drenas dhe Skënderaj
Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice - Lipjan
Lumi Kamenica - Novobërd
Lumi Ibër - Leposaviq
“Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!”, thotë Aliu.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.