18.01.2017 · përditësuar para 3464 dite1 min lexim
Këtë javë është hapur konkursi i dytë rajonal për tregim të shkurtër - Biber, njofton Klan Kosova.
Tema e konkursit është pajtimi në kontekst të trashëgimisë nga lufta dhe dhuna në vendet e ish Jugosllavisë, sidomos në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001.
Ftohen të gjithë autorët dhe autoret të cilët shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe që të dërgojnë tregimet e tyre.
Ftesa iu referohet autorëve dhe autoreve të afirmuara, si dhe atyre të cilët nuk kanë botuar kurrë deri më tani.
Konkursi është i hapur deri më datë 14. 06. 2017.
Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me të holla.
Jurinë e përbëjnë Tatjana Gromaça, Faruk Mehiq dhe Kim Mehmeti.
Konkursi organizohet nga ekipi Biber në bashkëpunim me Qendrën për Aksion të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.
Më shumë informata rreth kushteve të konkursit dhe rreth shpërblimeve mund të gjeni në faqen e Biberit http://biber.nenasilje.org
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.