Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është hapur këshillmorja e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis.
“Hapëm këshillmoren e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ai njoftoi se “në këtë ambulantë mund të bëhen pa pagesë teste rapid, në konfidencialitet të plotë për HIV, Hepatit B, Hepatit C dhe Sifilis, dhe rezulatet merren brenda 20-30 minutave”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.