Me rastin e 68-vjetorit të themelimit, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka hapur zyrtarisht "Javën e Arkivit të Hapur", me ç’rast është vizituar nga nxënësit dhe studentët.
Shefi ekzekutiv i AShAK, Ramë Manaj, ka thënë se kjo ngjarje u organizua për të sensibilizuar opinionin e gjerë lidhur me rëndësinë dhe punën e arkivit si institucion.
Ai ka bërë të ditur se Ministria e Kulturës ka ndarë rreth 300 mijë euro për raftet në këtë institucion, transmeton Klan Kosova.
Manaj gjithashtu ka shtuar se duhet të investohet më shumë në objektin e arkivit pasi që nuk ka klimë të përshtatshme për ruajtjen e dokumenteve të vlefshme që datojnë që nga shekulli i 14-të.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.