Instalacion artistik “Mendoj për ty” nga artistja konceptuale, Alketa Xhafa Mripa në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale në konflikte dhe luftëra, është hapur në Holandë, shkruan Klankosova.tv
Veshjet janë mbledhur në mbi 20 vende, duke përfshirë Republikën Demokratike të Kongos, Etiopinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe Kolumbinë.
Instalacioni është një dëshmi e realitetit të dhunës seksuale në konflikt dhe pasojave njerëzore të kësaj dhune.
Në ballafaqim, instalacioni “Mendoj për ty” sfidon audiencën e gjerë për të menduar më thellë për realitetet e jetuara të të mbijetuarve në mbarë botën dhe bën thirrje për mobilizim te vendimmarrësve kryesorë kundër përdorimit të dhunës seksuale duke reaguar dhe ndërmarrë veprime më të forta në parandalimin ndaj dhunës seksuale.
“Unë e përdori fuqinë transformuese të artit si një mjet për të rritur ndërgjegjësimin, për të fuqiziuar dhe për të krijuar një platformë për të mbijetuarat e dhunës seksuale në konflikt. Ne si shoqëri duhet të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për t’i dhënë fund kësaj vuajtje të patolerueshme njëherë e përgjithmonë. Mendoj për ty në vendin tim të lindjes në Kosovë u shndërrua në akt kolektiv dëgjimi dhe shërimi për rreth 20,000 të mbijetuarave të dhunës seksuale kryer gjatë luftës së vitit 1999. Sjellja e kësaj pune në Hagë është jo vetëm një homazh për të mbijetuarit e dhunës seksuale por edhe një thirrje për vendimmarrësit në tërë botën për të vepruar", ka thënë artistja Alketa Xhafa Mripa.
Mendoj për ty prezentohet në Hagë, qytetin që në botë njihet si Qyteti Ndërkombëtar i Paqes dhe Drejtësisë për të përkujtuar gjithashtu Ditën Ndërkombëtare për Eliminim të Dhunës Seksuale në Konflikt më 19 qershor 2024, me ç’rast instalacioni do të shtrihet nga hapësirat brendshme të Komunës së Hagës jasht në qytet përgjatë rrugës që njihet si rruga e pemëve në Lange Voorhout në Hagë.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.