Biznesmeni Elton Ilirjani ndodhet pranë Parashqevi Simakut pasi nëpër media u bë publike gjendja e saj jo e mirë me të cilën artistja po jetonte prej vitesh në Amerikë.
Lidhur me këtë, ai ka bërë publike një llogari bankare të "Go Fund Me" e hapur për t’i dhënë mundësinë gjithë qytetarëve që t’i vijnë në ndihmë ikonës së muzikës shqiptare.
“Ky “GoFundMe” është hapur me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për përkujdesjen shëndetësore të këngëtares për t’i rikthyer asaj admirimin që kombi ka ndaj saj”, ka shkruar Elton Ilirjani në përshkrimin e kësaj fushate.
https://www.gofundme.com/f/parashqevi-simaku-nolfe●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.